Pas bojkotit një javor të futbollit shqiptar, sot rikthehet Kupa e Shqipërisë me dy takime mjaft interesante, të cilat siç kanë dhuruar emocione në kampionat, pritet që të dhurojnë emocione edhe në Kupë. Në fushë do të zbresin 4 skuadra për të provuar më të mirën në ndeshjet e para çerekfinale.
Në ‘Elbasan Arena’ do të luhet takimi mes Partizanit dhe Luftëtarit, ku të kuqtë janë detyruar të luajnë në stadium tjetër, për shkak se në ‘Selman Stërmasi’ luan nesër Tirana. Takimi i është besuar gjyqtarit Klodian Shahini, ndërkohë që ndihmësit e tij do të jenë Fatmir Lamaj dhe Alfred Shkreta.
Në takimin e ‘Niko Dovanës’, do të gjykojë arbitri Enea Jorgji, ndërkohë që asistentët e tij do të jenë Ermal Barushi dhe Dojando Myftari. Ky takim, do të luhet duke nisur nga ora 17:00. /VipSport/
14:00 Partizani-Luftëtari
17:00 Teuta-Kukësi