Ndonëse duhen edhe katër javë për të përfunduar kampionati kombëtar i futbollit të femrave, ekipi i Vllaznisë ka siguruar edhe matematikisht titullin e pestë kampion rradhazi.

Në ndeshjen e javës së 18-të të kampionatit, ai ka luajtur në Korçë ndaj Bilisht Sport dhe ka fituar me rezultatin e thellë 11-0.

Vllaznia me këtë fitore është ngjitur në kuotën e 48 pikëve duke qenë e shkëputur plot 11 pikë nga Kinostudio e vendit të dytë.

Kjo e fundit ka një ndeshje më shumë të zhvilluar, çka do të thotë se edhe nëse ekipi shkodran i humb të katër ndeshjet e mbetura deri në fund të kampionatit, ajo sërish nuk mund të arrihet nga Kinostudio.

Po ashtu as nga Tirana AS e vendit të tretë që ka 13 pikë më pak në renditje. Në këtë mënyrë ekipi i drejtuar nga presidenti Lazer Matija ka siguruar matematikisht titullin e pestë kampion rradhazi.

Festa e këtij titulli do të zhvillohet pas ndeshjes së fundit me Pogradecin megjithatë e rëndësishme është që Vllaznia e femrave vazhdon serinë e fitoreve dhe mbi të gjitha të fitimit të trofeve. Vetëm me këtë emër, ky ekip ka fituar 10 trofe deri më tani.
© shkodrasport.com