Suksesi i sotem i boksiereve te Vllaznise ne kampionatin e zhvilluar ne Tirane dhe trofeu i 22-te qe ata kane marre, kane perfunduar ne zyren e kryetarit te opozites Lulzim Basha.

Ka qene ky i fundit qe pak minuta me pare ka publikuar ne faqen e tij viziten e kampioneve te boksit te Vllaznise.

“Surprizë e bukur vizita sot e kampionëve të saposhpallur të ekipit të boksit VLLAZNIA bashkë me kupen. Bravo Shkodra!”- shkruan ai, duke e shoqeruar kete postim edhe me disa foto nga takimi me trajnerin Zef Gjoni dhe gjithe ekipin.