Velkjo Dovedan ka folur pas humbjes 2-3 kundër Skënderbeut. Trajneri i Bylisit nuk preferoi të komentonte shumë vendimet e arbitrave, por u mjaftua duke thënë:

“Ne luajtëm me pesë mbrapa. Problemi ynë nisi që në humbjen e penalltisë. Nëse do të shënonim, do të kishte rrjedhë tjetër loja. Nëse nuk luajmë siç duhet, sigurisht që do ta humbasim ndeshjen.

Në rastin e parë nuk ishte penallti. Nuk është normale të japësh një penallti të tillë. Rasti i dytë ku u dha penallti, ishte e rregullt. Por, kështu është futbolli. Prandaj është i bukur. Nuk më pëlqen të merrem me vendimet e arbitrave.

Unë nuk mund të bëj asgjë, s’mund të them asgjë në momentin që ndërhyn arbitri. S’mund të bëj një analizë të saktë të kësaj ndeshje. Nuk ka problem, tani duhet të punoj me anën psikologjike të ekipit”, ka përfunduar ai.