Kukësi-Teuta është një nga klasiket e futbollit shqiptar. Historia e tyre dhe rivaliteti në këtë sezon për një vend në Kupat e Europës ka rritur konkurencën mes tyre.

Verilindorët do të kërkojnë të “mbysin” Djemtë e Detit për të kaluar në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë, por përballë do të gjejnë një nga skuadrat më të forta në repartin e prapavijës.

Puna e bërë nga tekniku Blendi Shkëmbi pritet të jap frytet e saj në fundin e sezonit, ku zona Europiane është objektivi i vetëm konkret. Gjithsesi, Europa kapet edhe nga Kupa, duke shtuar akoma më shumë adrenalinën në këtë 90 minutësh.

Në “Elbasan Arena” shtëpia e re e Kukësit, dy skuadrat shkojnë në baraspeshë totale, pasi kanë barazuar 2 me 2 në takimin e parë. Megjithatë, më të avantazhuar janë djemtë e drejtuar nga Ramazan Ndreu, që do i mjaftojë edhe një barazim me ose pa gola, pra 0-0 ose 1-1 për të shkuar më tej.

Sa i përket futbollistëve që do të hedhin në fushë dy teknikët, pritet të rreshtohen kështu:

Kukësi: Frashëri-Maliqi-Krasniqi-Cuculi-Rrumbullaku-Teqja-Dzaria-Et’hemi-Rroca-Melo dhe Reginaldo

Teuta: Hidi-Frashëri-Bici-Arapi-Beqja-Osmani-Vecaj-Traore-Kallaku-Progni-Bushic