Pas Ervin Bulkut që mori drejtimin e kombëtares shqiptare të futbollit, një tjetër ish-mesfushor kuqezi është gati të bëj hapin e madh në botën e trajnimit.

Bëhet fjalë për Ervin Skelën, i cili është shumë pranë stolit të një ekipi A. Siç bëjnë me dije mediat gjermane, vlonjati është projektuar si trajneri kryesor i skuadrës së SC Hessen.

Skuadra e cila militon në kategorinë e katërt të futbollit gjerman e shikon Skelës si njeriun kryesor për t’i rikthyer ata te rezultatet pozitive. Aktualisht është trajner i skuadrës U-17 të këtij klubi, filial i gjigantit të Eintracht Frankfurt.