Vllaznia ka zhvilluar sot seancën e dytë të përgatitjeve për ndeshjen e rradhës, atë me Lushnjën.

Ajo që ka rënë në sy në seancën e zhvilluar në fushën stërvitore të Golemit ka qenë pjesmarrja e thuajse të gjithë futbollistëve.

Megjithatë, ka patur edhe mungesa. Bëhet fjalë për dy futbollistë të repartit të mbrojtjes të cilët nuk kanë qenë as sot në dispozicion të stafit teknik.

Njëri prej tyre është Renato Malota që vazhdon të mungojë për problemet e tij personale. Tjetri ndërkohë është Antonio Marku.

Ky i fundit para ndeshjes me Skënderbeun u dëmtua sërish në stërvitje dhe për këtë arsye, është në fazën e rehabilitimit.

Me shumë siguri nuk do të jetë në dispozicion për sfidën e së shtunës. Sakaq, ka patur një rikthim në stërvitje.

Mesfushori Bardulla duket se i ka lënë pas problemet me dëmtimet dhe ka nisur të stërvitet me grupin.
© shkodrasport.com