Vllaznia po e vuan shume mungesen e sulmuesit anesor Liridon Latifi i cili ne kete sezon ka luajtur vetem ne tre ndeshje, madje edhe ato jo te plota, si rrjedhoje e demtimeve qe ka pesuar duke krijuar nje problem te madh per stafin teknik.

Lojtari nga Prishtina prej disa ditesh i eshte bashkuar ekipit ne stervitje dhe shume prej tifozeve ne fakt kane pritur mbase qe ai sot te ishte ne fushe per disa minuta ne ndeshjen e kupes ndaj Bylisit, por nuk ka ndodhur keshtu. Madje Latifi bashke me Boshnjakun jane pare disa minuta para fillimit te kesaj ndeshje duke zhvilluar stervitje individuale rreth fushes se stadiumit “Loro Boriçi”.

Kureshtja eshte e madhe se kur do ta shohim kete lojtar ne fushe dhe pikerisht per kete, gazetaret e kane pyetur trajnerin Josa pas ndeshjes se sotme ndaj Bylisit dhe pergjigja e tij ka qene e tille:

“Nuk do te nxitohemi per asnje moment. Do ta shohim me qetesi gjendjen e tij qe do te kete dhe do te veprojme. Kjo sepse qofte Latifi, qofte edhe lojtaret e tjere i duhen skuadres dhe ketu e kam fjalen edhe per dy lojtaret e tjere qe jane Bulatoviç e Juriç”.

Kjo do te thote se jo vetem Kukesin, por Latifi me shume mundesi ka humbur mundesine te luaje edhe ndaj Tiranes javen tjeter. Gjithsesi e rendesishme eshte qe ai te rikuperohet sa me pare dhe mbase i jep doren e fundit skuadres pikerisht ne momentet me percaktuese te kampionatit”./SHKODRA-SPORT.COM/