Ka nje pervoje te madhe ne futbollin shqiptar dhe e njeh mire ate. Si rrjedhoje, di te beje edhe nje vleresim te situates aktuale dhe te jape nje vleresim per ekipet qe ai mendon se do te diskutojne titullin kampion kete sezon.

E kemi fjalen per mbrojtesin Lorenc Trashi. Ne nje interviste te dhene per newsport, i pyetur se cilat skuadra sheh si pretendente, ish- futbollisti i Partizanit do te pergjigjej ne kete menyre:

“Në Shqipëri nuk po merret vesh sepse po ta shohësh, ekipi i vendit të shtatë mund të marrë 3 pikë lehtësisht skuadrave kryesuese. Nuk e ndaj dot një ekip. Por, mendoj mes Partizanit dhe Vllaznisë do të zgjidhet çështja e titullit. Shpresoj Partizani, sigurisht!”

Trashi e ka perjashtuar Tiranen nga gara per titullin kampion ndonese ajo per momentin eshte ne krye te renditjes. Ky futbollist pas pervojes qe pati ne Kuvajt eshte rikthyer serish. Emri i tij doli ne disa skuadra te kampionatit shqiptar, por ai beri zgjedhje tjeter.

Vendosi te shkoje ne Kosove pikerisht tek Ballkani, aty ku do te kerkoje suksesin. Megjithate vemendjen asnjehere nuk e heq as nga kampionati shqiptar te cilin e ndjek rregullisht.