Vllaznia ka eliminuar Bylisin dhe ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Ky trofe është një objektiv për shkodranët, që këtë sezon duan të kryejnë dopietën.

Në një intervistë për emisionin “Sport Magazine”, i moderuar nga Drilon Xhepollari dhe i transmetuar në “Ora News”, Rejan Alivoda pohon se Vllaznia këtë sezon luan për të dy trofetë, si kampionatin, ashtu edhe kupën.

“Në fillim nuk e prisja që do luaja kaq shumë. Besoja që do merrja minuta, por jo që do të isha titullar në çdo ndeshje. Për këtë gjë falenderoj stafin e Vllaznisë që më ka dhënë besimin dhe shpresoj t’ua shpërblej sa më mirë.

Dy humbjet e fundit nuk i prisnim, sepse kemi bërë një lojë të mirë. Objektivi është të dalim kampionë. Në Kupë, përse të mos shkojmë deri në finale dhe ta fitojmë? E kemi fituar dy vjet, tani kemi si detyrim të fitojmë edhe kampionatin. Besojmë te këto dy trofe“, ka thënë Rejan Alivoda./Sport Ekspres/