Kryebashkiaku i Shkodres Bardh Spahia po i kushton nje vemendje te madhe sportit dhe kete e tregon me se miri fakti qe ai po i takon me rradhe te gjithe ekipet dhe sportistet qe po arrijne rezultate te larta si ne arenen kombetare ashtu edhe ate nderkombetare.

Per rrjedhoje, diten e sotme i kishte kushtuar disa minuta per t’i pritur ne zyren e tij atleteve te ekipit te Vllaznise te cilet e nisen edhe vitin 2023 me sukses duke triumfuar ne garat e kampionatit individual dimeror. Ja çfare shkruan kryebashkiaku per keta sportiste:

“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve!

Vitin 2023, ekipi kuqeblu e nisi me sukses duke mos e prishur traditën 14 vjeçare të fitimit të trofeve dhe thyerjeve të rekordeve. Kënaqësi që trajnerët dhe atletët e Vllaznisë t’i prisja në zyrën time për t’i përgëzuar për çdo sukses që kanë arritur dhe për t’ju ofruar mbështetjen time maksimale.

Personalisht e kam cilësuar gjithmonë privilegj dhe si kryetar bashkie e ndjej dyfish detyrim për t’i dhënë të gjithë vëmendjen e merituar sportit, pasi ai na ka bërë krenar gjithmonë në shumë disiplina.

Bashkia Shkodër është e gatshme të mbështesë të gjitha aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare, siç i ka hije qytetit tonë. Sivjet do të organizohen aktivitete të dedikuara për yjet e atletikës shkodrane dhe shqiptare që nuk i kemi në mesin tonë, por kanë nderuar emrin e Vllaznisë dhe Shkodrës!”