Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi i Oltion Kërnajës si trajneri i ekipit U-21 të Kukësit.Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, tregohet se tashmë Kukësi U-21 do t;i besohet Kërnajës, i cili në të kaluarën ka drejtuar edhe Valbonën, Tërbunin dhe Luzin.

“FK Kukësi njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Oltion Kërnaja, të cili do t’i besohet drejtimi i skuadrës U21. Pas emërimit të Rraman Hallaçit në krye të pankinës së ekipit të parë, Kërnaja do të drejtojë ekipin e të rinjve. Kërnaja ka drejtuar në Shqipëri ekipin e Valbonës, Tërbunit e Luzit.

Kukësi U21 ka qenë në vitet e fundit një skuadër që i ka shërbyer të rinjve për të arritur në ekipin e parë. Futbollistë si Peposhi, Sula, Murati apo edhe të tjerë, ishin pjesë e U21 para se të bashkoheshin me ekipin A. Klubi i uron suksese trajnerit Oltion Kërnaja!”, shkruan klubi i Kukësit.

Kernaja deri para disa kohesh ka drejtuar ekipin e Valbones por disa probleme qe i dolen rruges, bene qe ai te largohej por gjithsesi nuk ka qendruar gjate pa pune sepse tashme do te jete ne krye te Kukesi U21.