Ndodh edhe keshtu. E largojne ose u largua nga posti i trajnerit te pare, por pranon te qendroje me pas edhe si ndihems. Behet fjale per njeriun qe ka punuar prej disa kohesh tek Beselidhja.

Nikolin Çoçlli nuk ikën nga Lezha. Edhe pse u dorëhoq si trajner, ka vendosur që të pranojë ofertën që iu bë nga klubi. Korçari do të jetë pjesë e stafit teknik për pjesën e dytë të këtij sezoni, konkretisht në rolin e zv.trajnerin.

Ai zëvendëson kështu Hasan Hoxhën, që është larguar përfundimisht nga ky post. 54- vjeçari do të jetë një ndihmë e madhe për Artan Banon, që prej së hënës ka marrë zyrtarisht “timonin”.

Misioni për këtë kampionati do të jetë një dhe vetëm një: mbijetesa. Janë të fundit në renditje dhe vështirësia dihet, por te Besëlidhja asnjë nuk i ka humbur shpresat dhe sidomos kur në lojë janë 39 pikë.