Opinion nga Adriatik DOSTI
Ndoqa ne TVSH emisionin Kujtese e Sportit Shqiptar, realizuar nga miqte e koleget e mij te mire e te hershem Bajram Hoxha e Defrim Methasani. Per gati 1 ore i mberthyer pas ekranit tek shihja sekuenca filmike, foto historike, komente, opinione e intervista e kujtime te rrefyera prej shume figurave te shquara te historise se futbollit shqiptar por edhe te jetes civile te tij.
Ndjeva vertet emocione te forta por edhe nostalgji ..e pse ta fsheh,,me rreshqiten nga syte edhe lot..Behej fjale per kater figurat e medha te futbollit shkodran Ramazan Rragami, Paulin Ndoja, Sabah Bizi e te ndjerin Mehdin Zhega..Ne fakt ata por dhe shume te tjere te shkolles shkodrane te futbollit kane kohe qe nuk i perkasin vetem qytetit te tyre por gjithe Shqiperise se i tille qe talenti i tyre, e tille qe jeta e kariera e tyre brilante sportive e cila la gjurme te pa shlyera tek te gjithe ata qe paten fatin e madh ti ndjekin ata ne fushat e blerta apo edhe ne pankinat drejtuese ne rolin e trajnerit. Fatmiresisht , dhe per kete jam krenar i takoj asaj gjenerate qe i pa LIVE,,kolloset e futbollit shqiptar Rragami, Ndoja, Bizi e Zhega…Fatmiresisht kam patur privilegjin e madh te jem mik shume i afert i tyre e i familjeve te tyre prej vitesh,,pasi me Shkodren sic e kam thene edhe here te tjera me lidhin shume gjera te aferta e shpirterore por edhe familjare e edukative. Tek degjoja mbreme Profesorin tim shume te respektuar por edhe Ikonen e Shkodres qytetare e civile Fadil Krajen,,te fliste me aq emocion per krenarine futbollistike te qytetit te tij..nuk kisha se si te mos sillja ndermend qindra e qindra kujtime nga loja e Mjeshtrave te mesiperm e te medhenj te futbollit tone…
Nje Paulin unikal ne porte, njeri nobel ,,Nje denim absurd ,,fyes , ofendues e poshterues ndaj talentit te tij te rralle e ne kulmin e karieres sportive qe gjithesesi jo vetem qe nuk e theu kurre karakterin e personalitetin e tij,,por perkundrazi beri ate ,,qe ai te fitonte perkrahjen, admirimin e respektin e gjithjkujt si kurre me pare…Te perqafoj fort me mall e respekt nga larg Paolo…Ke mbetur po ai qe ke qene ,,shjkodrani i embel e fisnik qe une njoha nga afer qe ne mes vitet 70…
Nje Rragam …model,,shpirti drejtues, truri e zemra e Vllazniise se fameshme e mesviteve 60 e deri gati ne fund te viteve 70..Futbollist klasi e i kompletuar si pak kush qe une kam njohur ne jeten time. Njeri xhentil, plot humor , me nje pasion te rralle per futbollin e dashuri prekese per te. E c’ nuk dha per qytetin e tij por jo pak edhe per Kombetaren e Shqiperise si lojtar e si trajner. Faleminderit i madhi Xan..
Nje Sabah Bizi..ose nje Overat i futbollit shqiptar..Absolutisht nje nga talentet me te medha e me te rralla qe ka prodhuar ndonjehere futbolli shkodran e ai shqiptar . I rralle ne interpretimin e rolit te tij si mesfushor,,here mbrojtes e here sulmues. Nje improvizues i nje klasi europian e boteror..me te cilin nuk ngopeshe se pari tek vallzonte me topin e jo luante..Fenomenal te Vllaznia , tek Partizani e i pa zevendesueshem ne Kombetare..
Nje Din Zhege ,,qe na mungon aq fort..Rralle futbolli yne ka patur nje lojtar aq te sukseshem te lojes ne ajer apo te golave me kry sic thone shlkodranet sa Dini..Me nje pergatitje fizike te jashtezakoneshme , me ego e seder te shkelqyer , me nje grinte e deshire por edhe sakrifice per fitoren si pak kush ne fushen e lojes..E me pas pasi i sherbeu qytetit te tij e Dinamos po me kaq seriozitet e zemer beri jo pak edhe per Ekipin Kombetar ne krye te tij..sa do te mbetet kurdohere i pa harruar ne historine e futbollit shqiptar..
Natyrisht qe vitet bejne te veten ,,e ata djelmoshat simpatike e futbollistet exellente te dekadave me pare ,,mbreme ishin te thinjur,,me me shume vite jete mbi shpatullat e tyre ,me me shume rrudha e halle te jetes me vete e bashkeudhetare,,por nje gje nuk ju kishte humbur aspak e nuk ju ishte venitur kurresesi ,,,krenaria,,fisnikeria e tyre njerezore ,,ndaj u ndjeva vertet mire tek i pashe ashtu,,,sic i kam njohur e sic i kam futur perjetesisht ne memorjen e kujtesen time ,,,Te Medhenj,,ne cdo drejtim, te thjeshte deri ne madheshti….
Emocion tek shihja e degjoja emra shume te respektuar te futbollit tone te cilet rikujtonin te medhenjte e mesiperm..plot respekt …
Tek flisnin ,,Janku, Ziu, Pagria, Sh. Ballgjini, Ceco, I. Hoxha, Ll. Heqimi, A. Hafizi, Jera, Luci, Zmijani, Grima,, kolegu Marku, por edhe bashkeshortja dhe i biri i te ndjerit Zhega …gjithcka me parakalonte si ne nje dokumentar i cili ishte xhiruar jo me larg se dje…
Ju faleminderit Mjeshtra te medhenj ,,por edhe njerez te rralle e te mrekullueshem per ato emocione e kenaqesi te rralla e te pa perseriteshme qe na dhuruat ne ato vite te veshtira ,,ku per hir te se vertetes duhet pranuar se ishit e vetmja kenaqesi dhe frymemarrje e jona ..ne ate kohe te mbrapshte qe kurre mos ardhte me ne ate vend..Dhate shume e nuk morret asgje sic duhet te merrnit e sic ju takonte e c’ ka ndodh rendom me profesionin tuaj kudo ne bote ..por fituat ate qe nuk mund te blihet dot kurre as me miliona ..Admirimin, respektin, mirenjohjen e gjithcka tjeter njerezore tonen. ne cdo cep te Shqiperise e madje edhe jashte saj…
Faleminderit ekipit realizues,,per keto lloj emisionesh,,per te cilat ka aq shume nevoje sidomos brezi i rii i sotem i atij vendi,,,qe fatkeqesisht di e flet me teper per Barcelonen, Realin, Juven, Interin, Milanin, Bajernin, Liverpulin, Mancesterin etj etj dhe yjet e tij e historine e tyre .dhe harron se edhe vendi i tyre ka patur ekipe e yje me po te njejtin shkelqim e me po te njejten histori por qe per fatin e tyre te keq luajten ne nje kohe e ne nje vend te gabuar …
Mjere ai qe nuk di e nuk do te njohe e te respektoje historine e vendit te tij dhe lum ai qe me thjeshtetesi , perkushtim respekt e mirenjohje di kurdohere se si ta beje e evidentoje ate ….