Një sërë ekipeve të Ligës Premier raportohet se iu është ofruar mundësia për të nënshkruar me legjendën e Liverpoolit, Roberto Firmino. Braziliani u bë pjesë e ekipit arab Al-Ahli verën e kaluar, me të përfunduar aventurën e tij tetëvjeçare me fanellën e Liverpoolit.

Ai e nisi mjaft mirë aventurën e tij të re duke shënuar het-trik në debutimin e tij, por më pas ka dështuar të shënojë në 18 paraqitjet e tjera.

Firmino gjithashtu ka vuajtur shumë edhe në aspektin personal për faktin se jo shumë kohë më parë, babai i tij humbi jetën për shkak të një sulmi në zemër gjatë pushimeve me familje.Sheffield United besohet se kishte shprehur interesim për transferimin e tij, para se të shkarkojnë trajnerin.

Firmino ka fituar gjithçka që mund të fitohej gjatë kohës së tij në Liverpool, duke formuar një nga treshet më të mira të dekadës së fundit në Ligën Premier së bashku me Mohamed Salah dhe Sadio Mane. Në 362 ndeshje të luajtura për “The Reds”, 32-vjeçari ka qenë autor i 111 golave të shënuar dhe 79 asistimeve./Telegrafi/