Tradita e çdo fillim- viti ka vijuar serish edhe kete here. Ish- kampionet e boksit shkodran jane mbledhur perseri sebashku per te festuar dhe padyshim qe kjo eshte diçka per t’u vleresuar sepse nuk ndodh me veteranet e asnje sporti tjeter.

Kuptohet qe inisiatori dhe ideatori i ketij organizimi eshte trajneri i njohur Zef Gjoni i cili ka mbledhur serish te gjithe ish- boksieret e dale prej duarve te tij dhe te kolegeve qe nuk jetojne.

Sivjet kane qene te pranishem ish- kampionet e boksit ne vite duke filluar nga Besnik Gjetaj, Sokol Buliqi, Rafael Daberdaku, Besnik Limani, Jetmir Kuçi, Artur Gavoçi, Oltion Kraja dhe Lazarin Vila.

Nje dreke qe ata e mbajne mend gjate, per momentet e paharrueshme te kaluara me njeri- tjetrin duke rikthyer serish ne kujtese historite e tyre ne ring te shume viteve me pare. Ky veprim i ish- boksiereve duhet patjeter qe te ndiqet edhe nga veteranet e sporteve te tjera sepse jane gjera qe nuk kane te paguar./SHKODRA-SPORT.COM/