Ka marrë një ofertë për rinovim të kontratës nga klubi i tij azer, Turan Tovuzi, por Belajdi Pusi preferon të presë për të vendosur sa i përket të ardhmes së tij. Sulmuesi shkodran ndodhet keto dite prane familjes ku ka kaluar festat e fundvitit dhe nderkohe ka dhene edhe nje interviste per RTSH SHkodra.

“Atmosfera në Azerbajxhan është shumë e mirë, jam shumë i kënaqur atje dhe po paraqitem mirë, por përsëri kam dëshirë që të jap më shumë nga vetja. Kam shënuar pesë gola deri tani, kam dhënë dhe një assist, shpresoj që të shënoj edhe më shumë”.

Ndeshjet e Vllaznisë- Po, po, i ndjek të gjitha. Në fillim nuk ishin mirë, por tani duket se e kanë marrë veten dhe janë në rrugë të drejtë, në rrugë të mirë.

Kontrata me klubin azer- Kam një kontratë deri në qershor. Klubi më ka ofruar kontratë të re, për të rinovuar që tani në janar për sezonin e ri. Por nuk do nxitohem, do shikoj me kujdes. Dëshirën për tu rikthyer te Vllaznia besoj se e ka çdo lojtar shkodran, por do të shikojmë. Do kthehem në kohën dhe momentin e duhur, që të ndihmoj ekipin”- eshte shprehur sulmuesi Belajdi Pusi./SHKODRA-SPORT.COM/