Prej kohësh menaxherët janë kthyer në një pjesë të rëndësishme të botës së futbollit. Raiola për shembull, edhe ditët e fundit e ka bërë lëmsh situatën rreth portierit të talentuar Donarumma. Por në fakt, ka edhe disa raste kur janë femrat ato që menaxhojnë karrierën e personave që merren me futboll. Më poshtë po paraqesim katër prej tyre:
-Klaudia Vilafane, ish-bashkëshortja e Maradonës, ishte ndër femrat e para që u angazhua me menaxhimin e karrierës së futbollistëve.
-Wanda Nara ka menaxhuar me sukses karrierën e burrit të saj dhe ketë verë mbylli me rinovimin e tij me Interin. Ajo ka krijuar gjithashtu edhe kompaninë e saj të menaxhimit të futbollistëve.
-Ish-bashkëshortja e Dani Guiza, Nuria Bermudez, arriti të mbyllte me sukses marrëveshjen me Fenerbaçen në vitin 2008. Ajo nuk vazhdoi të ishte agjentja e tij pas ndarjes nga Guiza.
–Natalia Simeone, motra e Simeones po menaxhon karrierën e trajnerit të Atletiko Madrid-it.
Përgatiti: I.Lame