Nëse ekipi i parë i Mançester Junajtidit u mund në transfertë nga Valencia me rezultatin 2-1, e kundërta ka ndodhu për të rinjtë e Mançesterit duke qenë se në kompeticionin UEFA Youth League, ata kanë mundur Valencian 1-2.

Më e veçanta e këtij takimi lidhet me debutimin e një 14-vjeçari për herë të parë në këtë turne. Duke qenë se mosha maksimale që mund të luajë, është deri në 19 vjeç, historikisht ka pasur futbollistë të moshave 16-19 vjeç.

Shola Shoretire arriti të gjente minuta në takimin fundit të fazës në grupe, duke u aktivizuar në minutën e 75 të takimit, kur rezultati ishte 1-2 për Mançesterin.

I pari që ka vënë rekord, ka qenë Kasijas por Mile Svilar arriti ta thyente atë rekord, deri sa tashmë është Shoretire ai i cili e vendos rekordin më të ri./vipsport/