Dinamo vazhdon të përforcohet në kuadër të sezonit të ri, me objektiv ringjitjen në Superiore. “Nëndetësja blu” ka zyrtarizuar firmën me Redon Danajn, që do të jetë pjesë e skuadrës kryeqytetase për tri sezonet e ardhshme.

“Sulmuesi 22-vjeçar lezhjan është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit blu, ku ka firmosur një kontratë që e mban të lidhur me skuadrën dinamovite deri në vitin 2025.

Më herët, Danaj ishte pjesë e ekipit të Besëlidhjes, ndërsa tek Dinamo vjen pas dakordësisë që drejtuesit tanë arritën me klubin e Kastriotit,” – shkruhet në njoftimin e Dinamos.

Kujtojme qe Danaj ne sezonin e kaluar ka shenuar plot 17 gola me fanellen e Beselidhjes duke spikatur me paraqitjet e tij dhe jo me kot, drejtuesit dinamovite e kane kerkuar me ngulm per ta patur ne skuadren e tyre ne sezonin e ri.

Danaj konsiderohet nje lojtar me shume te ardhme dhe tashme eshte bere pjese e “kolonise” lezhjane qe jane tek Dinamo, duke filluar nga bashkepresidenti Kristijan Gjidodaj dhe duke perfunduar tek portieri Simon Simoni.