Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL“Kur i thua gjyqtarit që nuk do të ketë shtesë”, kapiteni Gurishta...

“Kur i thua gjyqtarit që nuk do të ketë shtesë”, kapiteni Gurishta publikon 2 fotot epike

Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, ka gjetur pak kohë në rrjetet sociale, për t’u argëtuar pas triumfit madhështor të arritur ndaj Shiroki Brijeg me rezultatin 3-0.

26-vjeçari ka postuar së fundmi disa “Story” pikante në rrjetin social “Instagram”, duke bërë një dialog virtual me gjyqtarin, para sfidës së zhvilluar ditën e enjte në “Loro Boriçi”.

Gurishta1

“Kur arbitri të thotë që me rregullin e ri, 2-0 ndeshja shkon në shtesë dhe ndërkohë që t’i i thua që nuk do të ketë shtesë”.

Gurishta 2

Në foto Gurishta ka shpërndarë dy mimika të ndryshme të gjyqtarit. Kuptohet që e gjitha kjo është bërë në kuadrin e shakasë nga ana e kapitenit të Vllaznisë.

Vlen të theksohet se ndeshja e parë në Bosnje u mbyll me shifrat 3-1, teksa shkodranët përmbysën gjithçka në pjesën e dytë duke shënuar plot 3 herë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments