Vllaznia do të presë Partizain nesër në 16:45. Ndeshja e “Loro Boriçit” vlen për javën e tetë të Kategorisë Superiore, me shkodranët që do kërkojnë një tjetër sukses në vazhdë të fitoreve të fundit.

Me rikthimin e Da Silvës dhe mungesën e Dunga, Brdariç ka ndryshuar skemën te Vllaznia, duke luajtur me katër mesfushorë.

Duket se trajneri kroato-gjerman e ka studiuar mirë mesfushën e Partizanit, me Ilir Dajën që nuk pritet të ndryshojë skemën në Shkodër. Duke nisur nga 4-1-4-1 i të kuqve, Brdaric vendos një “kurth” për mesfushën e Demave, duke u përgjigjur në të njëjtën formë.

Fotmacioni i mundshëm:

Vllaznia (4-4-1-1): Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Da Silva, Krymi, Jonuzi, Marku, Imeri, Dilaver Trajner: Thomas Brdaric