Futbolli i femrave ne vendin tone nga viti ne vit po njeh vetem rritje dhe tashme edhe interesi per te eshte me i madh. Numri i vajzave qe duan te merren me futboll eshte shtuar dhe perpos tyre tashme kemi edhe nje numer te konsiderueshem trajneresh.

Njera prej tyre eshte edhe Madalena Rrotaj e cila prej disa muajsh po ben rolin e trajneres se ekipeve te moshave prane KF Murlani.

U ndalem sot tek Madalena sepse per te eshte nje dite e veçante dhe me kete rast, edhe gazeta “Shkodra Sport” bashkohet me urimin e saj edhe per 100 vite te tjera te lumtura per te!

Rrotaj per disa vite me rradhe ka luajtur vete futboll, fillimisht me ekipin “Juban Danja” dhe me pas edhe me Vllaznine, me te cilen ka qene pjese e ekipeve qe kane fituar disa trofe.

Pak kohe me pare nderkohe ajo ka marre edhe liçensen UEFA B qe i duhet per t’i hyre trajnimit dhe tashme e ka nisur kete pune te cilen e ben me shume pasion me vajzat e vogla te KF Murlani./SHKODRA-SPORT.COM/