Një video e Jurgen Kloppit nga vera e vitit të kaluar, tashmë është bërë virale në rrjete sociale.

Liverpooli verën e kaluar pati një turne parasezonal në Shtetet e Bashkuara, ku Klopp i kishte befasuar disa fëmijë që po punonin në kuzhinën e një hoteli në Charlotte, ku ishte akomoduar skuadra e Liverpoolit.

Klopp kishte pyetur disa fëmijë në kuzhinën e hotelit, se cilat skuadra ata i mbështesnin.

Ai priste që ata të thonin Liverpooli, por njëri e befasoi, duke i thënë “Barca”.

“Barca? Kush është Barca?”, kishte reaguar me shaka Klopp.

E kjo deklaratë e tij, tashmë është shndërruar në virale, pas fitores së mahnitshme të Liverpoolit mbrëmë,me përmbysje ndaj blaugranëve.

Liverpooli kishte pësuar humbje 3:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, për ta përmbysur Barcelonën me fitore 4:0 në ndeshjen e kthimit.

https://twitter.com/UsmanA__/status/1123344091692064768?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1123344091692064768&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.gazetasheshi.com%2Fkush-eshte-barcelona-video-e-kloppit-behet-virale-pas-ndeshjes%2F