Puna ka nisur prej ditësh megjithatë tashmë duket se gjërat po shkojnë drejt konkretizimit. Vllaznia e basketbollit brenda pak ditësh do të prezantojë trajnerin e ri të saj, atë që do ta drejtojë në sezonin e ardhshëm.

Burime pranë ekipit bëjnë të ditur se me shumë të ngjarë, trajneri i ardhshëm i Vllaznisë do të jetë një bullgar me shumë përvojë. Ai pritet këto dy- tre ditë në Shkodër për të biseduar dhe mbyllur marrëveshjen me presidentin Xhaferi ndërsa puna me ekipin pritet të nisë pastaj nga fundi i muajit.

Nuk bëhet i ditur për momentin emri i tij, por bullgari është konsideruar zgjedhja më e mirë nga të gjitha kandidaturat që drejtuesit e shoqatës së basketbollit kanë studiuar dhe që u janë ofruar.

Trajneri në fjalë do të merret me gjithçka teksa atij do t’i besohet edhe merkatoja dhe po ashtu edhe projekti për zhvillimin e të rinjve.

Nga ana tjetër, mësohet se ndihmësi i tij do të jetë një emër shumë i njohur, shkodrani Ervin Berdica që do të bëjë kësisoj detyrën e zëvendëstrajnerit por edhe të lojtarit në fushën e lojës.
© shkodrasport.com