Gjatë një interviste të dhënë për ‘’ Dazn ‘’ sulmuesi i Milan Patrik Kutrone ka bërë me dije një fakt të rëndësishëm që po e ndihmon në shpalosjen rendimentit maksimal në fushën e blertë. Italiani ka zbuluar se tenton gjithmonë të ketë si referencë babain e tij dhe se autokritikat e ndihmojnë për tu përmirësuar në tapetin e gjelbër.

Megjithatë s’duhet lënë në harresë një aspekt tepër domethënës që ka të bëjë me mbështetjen e fortë që merr nga shoku i skuadrës Gonzalo Higuain prezenca e të cilit ia ka lehtësuar së tepërmi punën djaloshit 20 vjeçar në funksion të arritjes së objektivave nga ana e ‘’ Djallit ‘’.

Një fakt shumë interesant të cilin golashënuesi italian e ka evidentuar ka të bëjë me insipirimin e tij tek ish legjenda e Milanit siç është Filipo Inzagi dhe ka deklaruar kështu :

“ Ndër vite i kam parë të gjithë golat e tij dhe mënyrën sesi levizte në fushën e blertë sepse ishte një ndër lojtarët e preferuar që kam patur . Në kohën kur mori pozicionin e trainerit tek të rinjtë e Milanit këshillat e tij më kanë shërbyer shumë sidomos në vendosjen taktike në fushë dhe arritjen sa më shpejtë tek goli “ , ishin këto fjalët e Patrik Cutrones sulmes ky që duke iu referuar sezonit aktual ka arritur të regjistrojë statistika impresionuese nën drejtimin e Gennaro Gatussos me shënimin e 5 golave në 9 ndeshjet e zhvilluara .