HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Ky arbitër ka mundësi që i shpik dhe vetë këto rregullat', Arapi:...

‘Ky arbitër ka mundësi që i shpik dhe vetë këto rregullat’, Arapi: Po mundohemi të përshtatemi

Teuta pësoi një humbje të rëndë përballë Vllaznisë në “Loro Boriçi”, në javën e 20-të të “Abissnet Superiore”. Në një intervistë për “Super Sport”, Renato Arapi ka shpjeguar se çfarë nuk shkoi në këtë sfidë.

Do ta hidhja ekipin në të njëjtën mënyrë. Ndeshja e dytë që pësojmë shumë shpejtë. Ndryshimi është që reaguam shumë mirë dhe jam i kënaqur me ekipin.

Vendosja me 3? U munduam tu përshtateshim kundërshtarit por dhe vetes. Jemi në një moment formatimi. Po mundojmë të përshtatim ekipin dhe me lojtarë të rinj.

Problem në aspektin e mbrojtjes. Ishte një diçka e re. Në fazën e sulmit bëmë mirë, sepse golat erdhën nga kjo, por duhet të ambientohemi me këtë mënyrë loje.

Kartoni i kuq? Ky arbitër ka mundësi që i shpik dhe vetë këto rregullat, por mua nuk më duket faull. Nëse e shohim mirë Lorenco është pak më përpara lojtarit të Vllaznisë dhe është një shtytje me trup dhe nuk është faull. Duhet të linte aksionin të vazhdonte.

Mbrojtja një pikë e dobët? Unë e kam thënë dhe sfidën e kaluar dhe e di problemin. Kemi punuar në këtë aspekt, por do të rregullohet. Duke punuar do të rritemi sepse në mbrojtje duhet të jemi më të kujdesshëm.

Ku shkon Teuta e këtij sezoni? Fillimisht do të isha i kënaqur që të shkëputeshim nga zona e ftohtë, sepse ajo është realiteti. Unë dua dhe maksimumin. Objektiv është dhe fitimi i Kupës dhe deri atëherë të jemi përmirësuar.

Ekipi s’mund t’i lejojë vetes dy gabime rresht. Ndryshe nga ndeshja me Partizanin sot ishte Latifi që e bëri diferencën. Me gjendjen që po kalojmë, me golat e pësuar shpejtë, më e mira është të punojmë psikologjiskisht.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments