Mërgim Vojvoda ishte titullar në ndeshjen e djeshme të Torinos ndaj Milanit në San Siro në kuadër të Kupës së Italisë. Por, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës nuk ia doli ta mbyllte të plotë 90-minutëshin duke qenë se fushën e braktisi i dëmtuar.

Anësori që po vlerësohet gjithnjë e më shumë te Torino, pati probleme me shpatullën. Ndërkaq, nëpërmjet një reagimi zyrtar, Torino tregon se gjendja e Vojvodës do të monitorohet ditë pas dite për të dalë në një përfundim.

Ndërkohë, shpresohet që lojtari të mos ketë një zhvendosje e cila më pas do të kërkonte edhe më shumë ditë për t’u rikuperuar dhe që do të zgjaste kohën e rikthimit në fushë. /VipSport/