Pas tre sezonesh me Vllaznine ku arriti te fitonte edhe dy here trofeun e Kupes se Shqiperise, portieri Bojan Zogoviç do ta vijoje karrieren e tij ne Serbi. Diten e sotme ai eshte prezantuar tek ekipi Novi Pazar.

34 vjeçari ne sezonin e ri do te luaje ne Superligen serbe me kete skuader dhe padyshim qe shpreson te vijoje paraqitjet e mira qe ka bere edhe ne Shkoder me kuqeblute.

Ne fakt, te Vllaznia deshironin ta kishin serish ne rradhet e tyre dhe fillimisht u arrit akordi, por me pas gjerat kane ndryshuar sepse Zogoviç deshironte te kishte vendin e titullarit dhe jo te ishte rezerve e Qarrit, ndonese ne fillim e kishte pranuar kete gje.

Pas largimit nga Vllaznia, emri i tij doli edhe tek Flamurtari apo dhe Elbasani, por ne fund ai ka hedhur firme ne Serbi, pikerisht me ekipin e Novi Pazarit./SHKODRA-SPORT.COM/