Pas dy sezoneve me Vllaznine, Dajan Shehi veren qe shkoi vendosi te kalonte tek Partizani per nje hap me te rendesishem ne karrierene tij por duket se nuk ka rezultuar keshtu.
Mbrojtesi shtatelarte mesohet se po kërkon largimin nga Partizani. Mbrojtësi që u bashkua me Demat verën e shkuar ka kërkuar të dalë lojtar i lirë në merkato, teksa ende nuk ka një vendim nga klubi. I ndodhur në planet e Mehmetit, mbrojtësi duket se ka parë konkurrencën e madhe për prapavijën, me të kuqtë që afruan edhe Bitrin këtë merkato.
24 vjeçari nga Elbasani ka zhvilluar vetëm 6 paraqitje në 16 javët e Superligës, teksa ka luajtur edhe tre ndeshje në Kupë. Duke mos qenë zgjedhje e parë dhe me repartin e populluar, mbrojtësi duket se do marrë miratimin e klubit për largim.
I dalë nga moshat e Elbasanit, Shehi ka luajtur edhe me Teutën, Besën, Hajduk Split 2 apo Kastriotin. Forma e tij e mirë ra në sy sezonin e shkuar me Vllazninë, teksa në verë mbrojtësi zgjodhi të vijonte karrierën te Partizani.