Vllaznia pret në “Loro Boriçi” skuadrën e Teutës për ndeshjen e javës së 33 të “Abissnet Superiore”. Dy skuadrat tashmë hedhin sytë nga Europa pasi diferenca e pikëve është e ngushtë, ku asnjërës nuk i lejohen gabime.

Sa i përket formacioneve, Vllaznisë i mungon kapiteni Gurishta ndërkohë që titullar në sulm e nis Bekim Balaj. Nga ana tjetër, Martini ka të gatshëm Kotobellin të cilit i ka dhënë një vend titullari.

FORMACIONET:

VLLAZNIA: Zogoviç, Hakaj, Shehi, Bulatoviç, Boshnjaku, Kruja, Jonuzi, Marku, Latifi, Çoba, Balaj
Trajner: Goce Sedloski

TEUTA: Qirko, Kotobelli, Jazxhi, Qaqi, Marku, Kuro, Beqja, Kallaku, E. Vila, Daci, L. Vila
Trajner: Edi Martini