Para pak minutash, Laçi ka zyrtarizuar goditjen e tretë në merkato teksa ka firmosur me mbrojtësin e krahut të djathtë, Bashkim Velija.
27-vjeçari do të jetë pjesë e kurbinasve për të paktën një sezon, teksa ai është aktivizuar më parë për një kohë të gjatë me ekipin e Renovës në Maqedoninë e Veriut.
Kështu, eksperienca e tij do të jetë një element i vyer për trajnerin Shpëtim Duro në Kupat e Europës dhe kampionat.
Kujtojmë se ditë më parë, Laçi ka zyrtarizuar firmën me Saliu Guindo dhe Klinti Qato. /VipSport/