Partizani rikthehet te fitorja në kampionat pas 3 rezultatesh negative radhazi. Të kuqtë e drejtuar nga Mehmeti mposhtën 2-1 Laçin në “Elbasan Arena” dhe tani hedhin sytë nga Europa pasi diferenca me Kukësin është vetëm 6 pikë.
Ndeshja nisi mirë për Partizanin që gjeti golin e parë që në minutën e 10-të me Bitrin dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin e të kuqve.
Në pjesën e dytë, Laçi barazon me Adeleke pas dy minutash në fushë. Partizani nuk dorëzohet dhe Skuka fiton penallti në minutën e 59-të dhe e kthen po vetë në gol.
Me këtë gol të shënuar, Partizani e ruan deri në fund avantazhin dhe merr 3 pikë të rëndësishme pas 3 ndeshjesh radhazi.
Nga krahu tjetër, Laçi ka harruar si fitohet në kampionat dhe vazhdon me krizën e rezultateve. Me këtë fitore, Partizani mban vendin e 5-të me 38 pikë, ndërsa Laçin mban vendin e 2-të me 46 pikë.