Partizani arriti një fitore të rëndësishme përballë Laçit në javën e 27-të të “Abissnet Superiore”, në “Elbasan Arena”. Në një prononcim për “Super Sport”, tekniku i “demave”, Dritan Mehmetit, dha opinionin e tij për këtë sfidë.

Patët frikë nëse ndeshja do ndryshonte? – Nuk kisha frikë, por ndeshja nuk duhet të ndryshonte ashtu. Duhet ta analizojë pësimin e golit. Për këtë jam shumë i mërzitur, sepse të pësosh gola të tillë është mungesë përqendrimi dhe i jep përparësi kundërshtarit.

Europa nëpërmjet kampionatit? – Partizani duhet të bëjë Partizanin dhe të rrisë sa më shumë cilësinë e lojës, si në kampionat dhe në Kupë. E kemi bërë dhe duhet të përmirësohemi dhe përballë Laçit fitorja të gëzon, por duhet nxjerrë dhe mësime.

Kallaku? – Nuk po kalon një moment të mirë në aspektin fizik dhe jam munduar ta luaj në një pozicion që ai të ndihet mirë, që është fantazisti. Ne shpresojmë dhe jam munduar që skuadra të përshtatet dhe ai të përshtatet me skuadrën. Sot ka bërë një ndeshje të mirë.

Mbrojtja më agresive? – Jemi vendosur shumë poshtë në linjat e mbrojtjes. Duhet të kemi më shumë personalitet , duhet të qarkullojmë më shumë topin. Duhet të ishim më të qetë në mbrojtje, por edhe në mënyrë individuale.

Skuka? – Jam unë ai që i bërtas më shumë, jam kërkues ndaj atij. Kam parë cilësitë e një bomberi, por duhet të rrijë me këmbë në tokë. I ka të gjitha mundësitë që të rritet. Por në hapësirat e ngushta duhet të jetë më i zhdërvjellët. Është një natyrë pozitive, por e vështirë si karakter.