HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELaçi humbet 'busullën' ndaj Vllaznisë, trajneri Josa përgatit formacionin pa titullarin

Laçi humbet ‘busullën’ ndaj Vllaznisë, trajneri Josa përgatit formacionin pa titullarin

Laçi mund të konsiderohet pa frikë si ekipi më në formë në elitën e futbollit shqiptar teksa kurbinasit nuk njohin humbje në tetë ndeshjet e fundit, ndërsa ia kanë dalë të fitojnë në shtatë prej tyre.

Tashmë, të besuarit e trajnerit Mirel Josa renditen në vendin e dytë me 34 pikë, ndërsa kanë marrë edhe statusin e ekipit anti-Tirana me bardheblutë që janë gjashtë pikë para tyre në kryesimin e renditjes.

Ndërkaq, ndeshja e radhës për Laçin është në shtëpi dhe përballë tyre rreshtohet Vllaznia, ekipi i fundit që i ka mposhtur. Edhe të besuarit e Thomas Brdaric kanë bërë mirë duke e mbyllur fazën e dytë pas asnjë humbje, ndërsa janë penalizuar nga barazimet e shumta. Ndaj, pritet të jetë një duel i luftuar, ndërsa një minus për Laçin do të jetë mungesa e Julian Shehut.

Mesfushori, nga më të mirët e kampionatit në rolin e tij ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë dhe nuk mund të aktivizohet duke qëndruar jashtë për një ndeshje.

Në këtë formë, trajneri Josa është i detyruar të ndërtojë një formacion pa “busullën” e skuadrës, teksa një alternativë për ta zëvendësuar 23-vjeçarin është Ujka, por edhe afrimi i merkatos së janarit, Sebastjan Spahiu, i cili ka qenë pranë skuadrës prej javësh dhe duket i gatshëm për t’u bërë pjesë e mekanizmave të Laçit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments