Deklarata e mbremshme e presidentit Armando Duka ne nje speciale per futbollin e femrave ne emisionin “Opinion” ka shqetesuar shume njerez ne Shkoder. Menyra si ai i trajtoi themeluesit e ketij sporti, por edhe ata qe po bejne ligjin ne kete futboll, ka krijuar shume pakenaqesi.
“Në mënyrë të organizuar kampionati i parë është organizuar në 2008, atje ku u fitua nga Tirana që fitoi edhe Kupën e Shqipërisë atë vit. Si filluan ekipet e para?
Ka qenë si një nismë e disa personave, kryesisht nga Shkodra dhe pastaj nga Tirana. Pastaj edhe mbështetja financiare nga FSHF që ka ardhur në rritje nga viti në vit.
Në këtë kampionat të ri FSHF ka marrë vendimin që të dhjetëfishojë investimin në futbollin e femrave. Ajo që ne na pëlqen është që të kemi sa më shumë vajza që luajnë futboll.
Por nga ana tjetër ne nuk jemi keq as me rezultate. Vllaznia ka shkuar në 32 ekipet më të mira të Europës vjet ndërsa edhe këtë herë ka mundur kampionen e Turqisë”- ka thene presidenti Duka ne deklaraten e tij.
Ne fakt duket se numri 1 i futbollit shqiptar e paska pase shume te veshtire te permende emrin e themeluesit te ekipit te pare, “Juban Danjes”, pikerisht Ferdinand Jakut qe ne vitin 2005.
Duka i ka kushtuar po aq rendesi kampiones se pare- Tiranes, sa Vllaznise e Ades qe kane fituar 10 kampionatet e tjera. Nuk ka thene asnje fjale per presidentin Lazer Matija, i cili ka nje kontribut te jashtezakonshem jo vetem per rezultatet ne arenen nderkombetare, por edhe ate nderkombetare.
Mase FSHF kerkon ta perdore te gjithe kete si fasade, por nuk eshte e aspak e mire qe te mos “u jepet haku” atyre qe e kane mbajtur gjalle kete futboll dhe e kane ngritur deri ne kete nivel ku eshte sot./SHKODRA-SPORT.COM/