Mirel Josa pranë pankinës së Laçit. Ky është lajmi i bujshëm që “Panorama Sport” ka mësuar në orët e fundit, sa i përket skuadrës kurbinase.
Edhe pse kjo e fundit iu kthye fitoreve me Sero Nokën në pankinën e ekipit duke mundur Kastriotin, drejtuesit e klubit janë pranë akordit me trajnerin e njohur, me të cilin besojnë se ekipi mund të shprehë potencialin e plotë dhe të jetë mes pretendentëve për titullin kampion.
Në orët në vijim priten zhvillime të reja në këto diskutimet mes palëve por tashmë është e qartë se në kampin kurbinas gjërat po lëvizin dhe mund të ketë zhvillime të reja.
Josa ka nje eksperience shume te madhe si trajner teksa ka drejtuar disa skuadra te Kategorise Superiore, perfshi ketu edhe Vllaznine.