Megi Doçi ka festuar mbremjen e sotme 26 vjetorin e lindjes. E ka festuar larg familjes se vertete, por me nje familje tjeter, ate te Vllaznise, skuadres per te cilen ka mbi 10 vjet qe luan.

Dhe pikerisht ne momentin kur ka fikur qirinjte e ditelindjes, me siguri qe endrra e cila ka shprehur: “Deshira qe do te shpreh ne ato momente me siguri do te jete ajo per t’i shenuar nje gol Realit te Madridit”.

Doçi ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport” dhene diten e sotme, ka folur per menyren si po pritet sfida ndaj madrileneve ne kampin shkodran. Vleresimi qe po i jepet çdo dite e me shume futbollit te femrave ne Shqiperi, por edhe mbeshtetjes qe po i japin institucionit ekipit te Vllaznise.

E pyetur nese do “t’i falte” 500 golat e shenuar gjate karrieres se saj per nje gol ndaj Realit, Megi pergjigjet: “Nese do te ishte keshtu, sigurisht qe nuk do t’i falja 500 golat sepse per t’i shenuar ata, me eshte dashur shume mund e pune, por kete here me mire do te jepja asist per nje nga shoqet e ekipit, vetem e vetem qe ta shenonim ate gol”.

Megi Doçi ka folur edhe per shume gjera te tjera dhe te plote prononcimin e saj mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: