Besëlidhja e Kategorisë së Parë ka afro një dekadë që po synon Superioren. Por duket se në Lezhë e kanë pasur mjaft të vështirë.

Shpesh për shkak të padrejtësive që iu janë bërë por edhe për rivalët që kanë pasur në grup, të cilat sigurisht që kanë qenë skuadra me emër dhe me shumë traditë në futbollin shqiptar.

Te Besëlidhja kanë nisur që të mendojnë për sezonin e ardhshëm, ndonëse bëhet e ditur se Oumar Turad Kamara ka arritur që të gjejë akordin me Vllazninë e Superiores dhe sapo të nisin përgatitjet shkodranët do të jetë në stërvitje me ta.

Samuel Nikaj, shkodrani i mirënjohur është kontaktuar për stolin, ndërsa bëhet e ditur se titullarët do të qëndrojnë, pasi “bërthama” është,

por do të ketë vetëm 2-3 afrime me lojtarë që do të bëjnë diferencën, emra të njohur në Superiore, por edhe në Kategorinë e Parë. /Vipsport/