Lajme të mira për Interin. Joaquin Correa i cili nuk ka qenë pjesë e ekipit për shkak të një dëmtimi tashmë është gati. Sulmuesi argjentinas është stërvitur rregullisht me grupin pasi u rikuperua nga shqetësimi i gjurit.

Nga ana tjetër Romelu Lukaku nuk është ende gati për zikaltrit. Në ndeshjen me Salernitanën nuk do të jetë i disponueshëm për ekipin duke munguar edhe njehere tjeter per skuadren e tij.

Sulmuesi belg do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore në fillim të javës tjetër për të kuptuar gjendjen e tij. Hera e fundit që Lukaku luajti ishte më 26 gusht përballë Lazios.

E njëjta gjë edhe për Marcelo Brozovic. Mesfushori do t’i nënshtrohet kontrolloreve mjekësore në fillim të javës tjetër. Periudha e rikuperimit të tij duket se do të jetë edhe më e gjatë. Kroati synon të rikthehet me Interin përpara fillimit të Kupës së Botës. /Oversport