Laçi ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi, duke mundur me rezultatin e pastër 3-0 skuadrën e Flamurtarit. Kurbinasit nuk e kanë vënë në dyshim për asnjë moment ndeshjen, megjithëse të tre golat i shënoi në pjesën e dytë të takimit.

Në të parën, vendasit dominuan duke goditur edhe disa herë portën e Moçkës por pa arritur të shënojnë teksa një traversë e Flamurtarit mjaftoi.

Në të dytën, ishte Shehu ai që shënoi golin e parë dhe më pas Nuabueze dyfishoi me penallti. Kur ndeshja po i afrohej fundit, vendasit shënuan golin e tretë me Tekon.

Kjo fitore, e ngjit Laçin në vendin e katërt në klasifikim me 3 pikë më pak se Partizani i vendit të parë. Ndërkohë, Flamurtari vazhdon të lundrojë në ujëra të turbullta dhe e sheh veten në vendin e fundit me vetëm 5 pikë në 14 ndeshje. /VipSport/

Laçi – Flamurtari 3-0

48′ Shehu, 58′ Nuabueze, 83′ Teko

KV: Deliu, Teko / Nebihu, Gocaj, Ribaj, Moçka