Tek Laçi ka besim per fitore neser ndaj Vllaznise, por nuk mungojne edhe problemet ne organiken e lojtareve qe do te kete te gatshem trajneri Duro.

Pavaresisht ketij fakti, në Laç janë të bindur se ndaj Vllaznisë do të ruhet tradita e vitëve të fundit… Në 6 edicione të fundit, gjithnjë kurbinasit e kanë mundur Vllazninë duke qënë mjaft dominantë në lojë e shifra.

Sidoqoftë nesër duke nisur nga ora 13:45, ky derbi pritet të jetë me ndyshe. Edhe pse te Laçi janë afruar disa lojtarë cilësorë ende nuk kanë treguar se bëjnë diferencën.

Rrumpalla me stafet ‘ik e hajde’ më në fund ja kanë lënë vendin qetësisë dhe një usta si Shpëtim Duro, ka marrë në duar timonin kurbinas.

Në fakt, Duro dha shenjën e parë të dielën në Durrës teksa me një konfigurim të ri, por shumë pragmatist, arriti të marrë një pikë në debutim ndaj Teutës.

Nesër, me shumë gjasë, Laçi në kërkim të triumfit,nuk do mund të ketë sherbimet e Turkajt dhe Lukas Ramos por ajo që duket si mungesë determinante lidhet me sulmuesin kryesor Kirian Nuabueze.

Sipas lajmeve të fundit nga kampi bardhezi, Nwabueze ka shqetësime në gju dhe aktivizimi është në përqindje minimale.Lajm i mirë kthimi i Albion Markut.

Tashme duhet pare se çfare do te dhuroje fusha e lojes. Skuadra shkodrane ka edhe ajo objektivat e saj per kete 90 minutesh megjithate ne Laç veshtire t’i hapin rruge. Ndoshta edhe barazimi vlen per te.