Laçi ndal Vllaznine. Kurbinasit kane fituar 2-1 ne Loro Borici dhe kane rihapur garen per titullin kampion. Perballe kuqebluve qe nuk kane treguar asgje nga vlerat e tyre te verteta, djemte e drejtuar nga trajneri Shpetim Duro ia kane dale te fitojne dhe te jene tashme 7 pike larg shkodraneve.

59′ GOL LAÇI 0-1/ Zhbllokohet sfida! Nuabueze kalon në avantazh kurbinasit. Shehu i rëmben një top Kaleziçit dhe servir për Nuabuezen që nuk fal duke mposhtur Alen Sherrin.

66′ GOOOOOL VLLAZNIA 1-1/ Vendoset baraspesha në “Loro Boriçi. Demir Imeri gjen rrugën e rrjetës. Pas tentativës së Krujës, topi fillimisht u ndal në shtyllë dhe kthehet në asist për mesfushorin Imeri, që nuk fal nga shumë pranë vijë fatale duke shënuar.

72′ GOL LAÇI 1-2/ Pjesë e dytë emocionuese. I sapo futur në fushë, Harmon kalon sërish në avantazh kurbinasit. Pas asistit të Nuabuezes, sulmuesi fiton duelin e shpejtësisë me Gurishtën dhe mposht Zogoviçin.

77′ Obanor ndëshkohet me karton të kuq pas ndërhyrjes të gabuar ndaj Imerit. Gjyqtari Cjapi nuk e fal dhe e largon nga fusha mbrojtësin e skuadrës kurbinase. Ka momente tensioni në fushë.

VLLAZNIA- LAÇi 1-2

Shenues: Imeri 66’/ Nwabueze 59′, Harmon ’72

Vllaznia (3-4-1-2): Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Kruja, Jonuzi, Marku, Isaevski, Imeri, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdariç.

Laçi (3-5-2): Sherri, Malota, Ignjatovic, Obanor, Marku, Shehu, Deliu, Lushkja, Musta, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Shpëtim Dur