Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELaçi në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, Egnatia nuk ia del me...

Laçi në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, Egnatia nuk ia del me penallti

Një sfidë jo me shumë raste, por me një Laç më kërkues. Skuadra e Mirel Josës tenton disa herë të realizojë, por Bruno Puja është në ditën e tij. 90 minuta lojë nuk mjaftuan dhe kësisoj të dy ekipet iu drejtuan kohës shtesë.

Megjithatë as 30 minutat shtesë nuk prodhuan gola. Në këtë mënyrë penalltitë ishin ato që vendosën ekipin që shkon në gjysmëfinale. Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa ishte më e saktë me një Mario Dajsinan që ndali dy herë rrogozhinasit dhe ne fund lacianet fituan 3-2. Kujtojmë që ndeshja e parë kishte përfunduar me shifrat 1-1.

Laçi: Dajsinani; Roganoviç, Velkovski, Ignjatoviç, Ziko; Zulfiu, Deliu, Shehu, Qato; Mazrekaj, Guindo. Trajner: Mirel Josa

Egnatia: Puja; Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça; Duranski, Agbekpornu, Imeri; Ademi, Pedro Augusto, Xhekson Trajner: Zekerija Ramadani

Gjyqtar: Orlando Kuka VAR: Ardian Beqiraj

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments