Laçi ishte një prej skuadrave të Abissnet Superiore që sot zbriti në fushë për të zhvilluar miqësore. Skuadra e Mirel Josës kishte zgjedhur një kundërshtar modest.
Bardhezinjtë u përballën me Vlorën dhe në fund fituan me rezultatin 3-0. Të tre golat janë shënuar nga sulmuesi Van-Dave Harmon.
Futbollisti liberian kështu i jep një sinjal trajnerit Josa, i cili mund ta llogarisë në vazhdim pas rikuperimit, ndonese vete trajneri ka treguar se ka me shume besim tek Guindo dhe lojtare te tjere te repartit ofensiv.
Trajneri e ka në konsideratë, por edhe Saliou Guindo është paraqitur mirë dhe numëron 8 gola deri më tani në kampionat. Gjithsesi, golat e sotem te Harmon jane nje sinjal per teknikun e kurbinasve.