Kampionati është në javët e fundit dhe skuadrat drejt plotësimit ose jo të objektivave sezonalë. Te Kukësi i kanë idetë të qarta, derisa shihet një shkëmbim trajnerësh me FSHF-në.
Alban Bushi që aktualisht drejton Kombëtaren kuqezi të 21 vjeçarëve me gjasë do të ulet në stolin e verilindorëve, e kësisoj Orges Shehi do të jetë emri i ri i Shpresave, të paktën siç raportohet sot në shtypin e shkruar.
Trajneri Shehi e dinte qysh prej sa nënshkroi kontratën se pa titull kampion nuk mund të rinovojë me verilindorët, objektiv që është thuajse i pamundur.
“Shkëmbimi” i trajnerëve vjen në një kohë kur Alban Bushi me Kombëtaren U21 është si paraardhësi Redi Jupi, duke mos i dhënë një impuls tjetër lojës te Shpresat. Muajt e verës priten të nxehtë në këtë drejtim, me dy ish-lojtarët e Kombëtares që pritet të zëvendësojnë njëri-tjetrin në rolet përkatëse./newsport/