Juventusi po kërkon të shpejtojë që të formojë sa më shpejt skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe përforcimi i repartit të mesfushës është i përqendruar në Angli.murinjo ndombele

Në orët e fundit, siç nënvizon tabloidi “Daily Telegraph”, klubi bardhezi i ka propozuar Totenhemit një shkëmbim kokë më kokë, një huazim të paktën njëvjeçar mes Ramsejt dhe Nbombelesë.

Por “Spurs”-at kanë refuzuar, ndonëse kanë nënvizuar se janë gati që të bisedojnë blerjen e Ramsejt, vetëm nëse uellsiani ul rrogën e tij.