Kampioanti belg i futbollit po grumbulln çdo vit e më shumë futbollistë shqiptarë dhe një tjetër do t’i bashkohet aitj në ditët në vijim për të filluar përgatitjet për sezonin e ri. Agim Zeka, ish-sulmuesi i Skëndërbeut dhe pjesë e përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë, do të huazohet në këtë edicon nga klubi i Lilës që e bleu nga korcarët, te Muskron, klub ku këshilltar spoirtiv në muajt e fundit ka qenë Rudi Vata.

Pronarët e Lilës në fakt sapo kanë blerë aksionet dhe kanë kuotën kontrolluese te Muskron. Ata kanë vendosur që të përdorin klubin belg si trampolinë për futbollistët e tyre apo për të prodhuar talente të reja që më pas t’i përdorin në kampionatin francez.

Ndaj në verë, pritet që të paktën pesë lojtarë që nuk kanë hapësira me ekipin e parë, mes të cilëve edhe Agim Zeka, të kalojnë në radhët e klubit me shumë emër në Belgjikë.

Aty Zeka do të ketë mundësi të luajë më rregullisht e më në fund të tregojë vlerat e tij, duke shpresuar që të mos vuajë një tjëtër dëmtim si atai që e kanë penalizuar në këto vite në karrierën e tij.

Ndërkohë, mbetet të mësohet nëse Vata do të vazhdojë të jetë përsëri këshilltar sportiv te Muskron pas ndryshimit të drejtuesve të klubit belg. /vipsport/