HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELaçi nuk kënaqet vetëm me trajnerin. Largon edhe drejtorin sportiv

Laçi nuk kënaqet vetëm me trajnerin. Largon edhe drejtorin sportiv

Naim Halili nuk është më drejtor teknik te Laçi, ndërsa ky largim vjen fill pas ndeshjeve të Europës. Kujtojmë eleminimin në turin e dytë të Conference League kundër Petrocub, që erdhi me rezultat të hidhur në “Elbasan Arena”, pikërisht 1-4.

Ky largim megjithatë mësohet të jetë paraprirë më parë, teksa “sportiim” tregon që presidenti Pashk Laska ia ka besuar këtë detyrë Aleksander Ignjatovic. Ignjatoviç ishte pjesë e skuadrës së Laçit prej vitit 2019. Tërheqja nga futbolli erdhi pikërisht me fundin e sezonit të fundit, megjithatë ai do vazhdojë të jetë pjesë e klubit.

Kështu ish-mbrojtësi serb që tashmë e njeh futbollin shqiptar, ka detyrën e vështirë për të dhënë kontributin e tij si drejtor teknik gjatë këtij sezoni. Skuadra e Laçit duket se do t’i nenshtrohet nje procesi total rinovimi ngaqe jane disa lojtare te cilet do te largohen, e po ashtu ka ardhur serish nje trajner i ri.

Pavaresisht ketyre ndryshimeve, kurbinasit jane te vendosur per te qene perseri ne mes ekipeve me te mira te kampionatit dhe pretendent per fitimin e te dy trofeve. Edhe ne vitet e kaluara, kjo skuader ka treguar se perpos ndryshimeve qe ka pesuar, gjithnje ia ka dale te jete aty ku duhet.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments