Laçi luan sot në transfertë me Vllazninë në 19:45. Sfida që vlen për javën e 10-të të Superligës pritet të jetë e luftuar në fushë, me dy skuadrat që vitet e fundit kanë treguar rivalitet mes tyre.
Për Mirel Josën mungon Lushkja i pezulluar, teksa me skemën 3-5-2 kërkohet suksesi në transfertë. Nje mungese e tille eshte shume e rendesishme per kurbinasit megjithate ata do te jene te detyruar te bejne pa te.
Në përballjet mes tyre, nga 58 takime Laçi ka fituar 23, 6 ndeshje kanë dalë në barazim ndërsa 29 janë fituar nga Vllaznia. Në mesin e fushës pritet Qato, që do zëvendësojë të pezulluarin Lushkja.
Formacioni i mundshëm:
Laçi: Dajsinani, Ignatovic, Velkovski, Roganovic, Velija, Deliu, Shehu, Qato, Ziko, Guindo, Mazrekaj